Alarm në Kinë, Universiteti i Shangait kërkon listën e studentëve homoseksualë

Të rinjtë kinezë janë të alarmuar nga lajmi se Universiteti i Shangait u ka kërkuar të gjithw kolegjeve të “hartojnë një listë” të studentëve LGBTQ +, duke siguruar informacion mbi “gjendjen e tyre mendore”.
Lajmi bëhet i ditur nga The Guardian. Një fakt shqetësues që u raportua në mediat sociale, Weibo kineze por edhe Twitter, ku u publikua pamja e ekranit të direktivës në të cilën universiteti kërkon të “hetojë dhe kërkojë” studentët që janë pjesë e komunitetit Lgbtq + dhe të “gjejë informacion mbi kushtet e tyre psikologjike”, pozicionin e tyre politik, kontaktet e tyre shoqërore dhe” kërkesat përkatëse “të tjera të paspecifikuara.
Universiteti Shanghai nuk iu përgjigj kërkesave të Guardian për koment, por pas disa orësh postimi u zhduk nga mediat sociale. Frika është se ky lloj informacioni mund të përdoret për të synuar studentët e identifikuar. Aq më tepër që autoritetet kineze kanë vënë në shënjestër kohët e fundit grupe feministësh dhe në përgjithësi, ekziston një klimë intolerance ndaj pakicave seksuale në vend.
Në të kaluarën, komuniteti LGBTQ + ishte shumë aktiv në kampuset universitare kineze, por vitet e fundit ai është margjinalizuar gjithnjë e më shumë. Vitin e kaluar, u njoftua mbyllja e Shanghai Pride, manifestimi i vetëm i madh i krenarisë homoseksuale.