75 Mall Live Search
18:39 / E Diele, 29 Gusht 2021 / AR

Haxhiu: Kurti dhe Vitia do ta kolapsojnë sistemin shëndetësor

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se situata me pandeminë është alarmante.

Ai u shpreh se për shkak të paaftësisë, papërgjegjësisë dhe popullizmit politik, Albin Kurti dhe Arben Vitia do ta kolapsojnë sistemin shëndetësor e që fatkeqësisht pasojat do të jenë shumë të mëdha, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Përderisa që nga fillimi i pandemisë COVID-19 kanë humbur jetën 2302 qytetarë të Kosovës, vetëm javën e fundit për 7 ditë kanë vdekur 97 persona dhe janë regjistruar 16288 raste të reja pozitive me COVID-19.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 sot është 25407 dhe kjo tregon se situata me pandeminë është alarmante.

Për shkak të paaftësisë, papërgjegjësisë dhe popullizmit politik, Albin Kurti dhe Arben Vitia do ta kolapsojnë sistemin shëndetësor e që fatkeqësisht pasojat do të jenë shumë të mëdha.

Kurti e Vitia me këtë qasje neglizhente të papërgjegjshme Kosovën po e dergojnë në situatë të ngjashme me Indinë kur u përball me variantin Delta të COVID-19.

Për të parandaluar kolapsimin e sistemit shëndetësor, IKSHPK duhet të deklarohet me urgjencë për situatën në të cilën ndodhemi, të bëjnë publike rekomandimet që ia kanë dhënë Qeverisë dhe pse Qeveria i ka neglizhuar ato?