75 Mall Live Search
00:05 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Atletico e barazon rezultatin në minutat e fundit kundër Villarreal

Atletico Madrid ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e 95 të ndeshjes kundër Villarreal në Wanda Metropolitano.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por një pjesë mjaft e luftueshme.

Në minutën e 52 Manuel Trigueros hapi sfidën, për të barazuar më pas shifrat sulmuesi Luis Suarez në minutën e 56. Arnaut Danjuma shënoi në minutën e 74 për ta kaluar Villarrealin në epërsi ndrësa në minutat e fundit e fundit të ndeshjes Aissa Mandi shënoi autogol për rezultatin final të ndeshjes.

Atletico Madrid pas dy ndeshjeve renditet në pozitën e 5 me 7 pikë të grumbulluara.