75 Mall Live Search
12:34 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / AR

Shtyhet “Hardh Fest 2021”

Si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19, janë anuluar të gjitha aktivitetet.

Edhe festivali i njohur, “Hardh Fest”, në përputhje me vendimet që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës, ka vendosur që edicionin e sivjetshëm ta shtyej në një datë tjetër.

Më poshtë komunikata e plotë:

Hardh Fest 2021 duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 mbi masat e reja anti-COVID19 dhe duke e patur prioritet SHENDETIN PUBLIK, ka vendosur që edicionin e sivjetshëm të festivalit t’a shtyej për një datë më të përshtatshme.

Vaksinohuni dhe shihemi shumë shpejt!  #shnoshsikokrra”./Indeksonline/