75 Mall Live Search
12:56 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / AR

Do të bëhen prindër për herë të dytë/ Travis dhe Kylie nuk janë (zyrtarisht) bashkë

Kylie Jenner dhe Travis Scott do të bëhen prindër për herë të dytë.

Edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim nga dyshja, duket se ata po përgatisin që këtë lajm të ëmbël ta bëjnë të ditur në Met Gala, transmeton Indeksonline.

“Ajo po planifikonte të njoftonte shtatzëninë e saj në Met Gala para se Page Six të bënte të ditur lajmin,” tha burimi. “Tani që lajmi ka dalë, ajo thuhet se po planifikon një njoftim të madh përpara Met Gala.”

Burimi I afërt me Kylie tha se dyshja ende nuk kanë nisur një lidhje të mbarë.

“Kylie dhe Travis nuk janë zyrtarisht së bashku pavarësisht se presin një fëmijë tjetër.”

Kujtojmë që Kylie në shtatzëninë e parë kishte arritur ta mbajë sekret.

Si po planifikon Kylie të njoftojë shtatzëninë e dytë

Në shkurt të vitit 2018 kishte shkruar:

“Më falni që nuk ju tregova gjë edhe pse ju vazhdonit hamendësonit. E di që jeni mësuar t’ju marr me vete në çdo udhëtim timin. Shtatzënia ime ishte diçka që zgjodha ta bëja larg syve të botës. E dija që duhet të merrja pak kohë që të përgatitesha për rolin e një jete në një ambient të qetë, të shëndetshëm e pa stres. Nuk ka një moment befasie, apo deklaratë të paguar të planifikuar. E dija që foshnja ime do të ndjente çdo stres dhe çdo emocion timin kështu që zgjodha ta bëj në këtë mënyrë për jetën time të vogël dhe lumturinë tonë.

Shtatzënia ka qenë eksperienca më e bukur më fuqizuese dhe më ndikuese e jetës sime. Në fakt do të më marrë malli. I vlerësoj miqtë dhe sidomos familjen time që më ndihmuan ta bëj këtë moment sa më privat të ishte e mundur. Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme u lind më 1 shkurt dhe mezi po prisja ta ndaja me ju këtë bekim. Ndjej aq shumë dashuri dhe lumturi sa mund të plas. Faleminderit që më kuptuat.”/Indeksonline/

Si po planifikon Kylie të njoftojë shtatzëninë e dytë