Haradinaj prezanton Xhelal Krasniqin, kandidatin për Obiliq

Pas konfirimimit se Ali Krasniqi nuk do të mund të jetë pjesë e garës së 17 tetorit, AAK ka futur në listë, profesorin Xhelal Krasniqi.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimarrje dhe të pakompromis ndaj të keqës.
Ndryshe, Indeksonline pati raportuar se Krasniqi ka probleme me ligjin, andaj edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ia ka ndaluar atij të kandidoj.
Shkrimi i tij i plotë:
Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.
Në komunën ku Aleanca udhëheq tash e dy mandate, me shumë kujdes e përkushtim, në Obiliq ne ofrojmë profesorin e nderuar, Xhelal Krasniqi.
Xhelali ka mbaruar Medresenë dhe studimet në gjuhën angleze. Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies.
Xhelali njihet si njeri i dashur, i ndershëm dhe me integritet, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën.
Suksese e fitore!
RH