Aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete, lëndohen dy persona

Ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë dy persona.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut“./Indeksonline/
