75 Mall Live Search
09:33 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / B O

Bëhet përzgjedhja e projektit ideor artistik për monumentin përkujtimor për nderë të profesionistëve shëndetësor

Bazuar në konkursin për Projektin ideor artistik për Monumentin përkujtimor për nder të profesionistëve shëndetësor, komisioni vlerësues për ofertat e pranuara i përbërë prej arkitekteve dhe skulptorit ju kanë rekomanduar kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësor projektin me emrin “Për Jetën”.

Kryetarët e OPSH-ve e kanë aprovuar rekomandimin e komisionit profesional.

Së shpejti pritet të fillojë hapja për procedurat e ndërtimit të obeliskut.

“Pas thirrjes që kanë bërë odat për donator, kanë filluar vetëm se donacionet e para, prandaj shfrytëzojmë rastin ti falenderojmë për mbështetjen e dhënë ku së shpejti dhe do ti publikojmë emrat e të gjithë donatorëve” thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të Kosovës.