Ish-deputeti Ademi: S’jemi rom e as egjiptas, por jemi Ashkali dhe flasim shqip!

Ish-deputeti i Kuvendit, Danush Ademi ka kundërshtuar zërat se komuniteti i tij i përket termit “RAE”.
Në një reagim për media, ai ka thënë se janë Ashakli.
“Nuk jemi romë, e as egjiptas, por jemi 100% Ashkali. Me flamurin tonë kombëtar kemi festen 15 shkurtin qe festojmë ditën e flamurit tonë Kombëtar”, ka deklaruar ai.
Ademi shpjegoi se ata nuk flasin gjuhën rome, por gjuhën shqipe. “Ne flasim dhe lexojmë shqip”, ishte shpjegimi i tij. /Indeksonline/

