Rikthehen Spice Girls, lansojnë albumin e tyre me këngë të reja

Spice Girls kanë lansuar versionin e ri të albumit të para 25 viteve.
Përveç 10 këngëve origjinale, aty ka edhe një numër këngësh të padëgjuara deri tani, transmeton Indeksonline.
Këngët e reja që mund të dëgjohen janë: One Of These Girls dhe Shall We Say Goodbye Then.
Anëtarët e grupit Victoria Beckham, Emma Bunton, Geri Horner, Melanie C dhe Melanie B na lajmërojnë në një deklaratë se albumi është kryesisht një falënderim për fansat e grupit të vajzave britanike.
“Ne nuk mund t’i lëmë 25 vjet Spice Girls të kalojnë pa falënderuar fansat për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme,” tha Victoria Beckham./Indeksonline/