Refuzoi të vaksinohej, komediani i njohur infektohet me Covid-19

Aktori amerikan Joe Rogan, është infektuar me koronavirus.
54 vjeçari është përballur me kritika për shkak se kishte refuzuar të marrë vaksinën anti-covid, transmeton Indeksonline.
Përmes një postimi ai shpreh: Unë u infektova me Covid. Ju kërkoj falje dhe duhet që shfaqjen ta shtyjmë deri me 24 tetor, u shpreh ai.
Ai i shprehu edhe simptomat e para pasi u infektua me Covid.
“U ndjeva shumë i lodhur, kisha dhimbje koke të madhe” tha ai.
Përveç Joe, ka edhe shumë të famshëm që kanë refuzuar të vaksinohen./Indeksonline/
