Aksident tragjik/ Porche përplaset me shtyllën, vdes reperi i njohur

Reperi i njohur me origjinë greke, Mad Clip ka ndërruar jetë.
Ai vdiq si pasojë e një aksidentit në Vouliagmeni, transmeton Indeksonline.
Sipas mediave të huaja, shërbimet e zjarrfikësve ishin munduar me orë të tëra për ta nxjerrë trupin nga vetura.
Fatkeqësisht, makina e tipit ‘Porsche’ kishte devijuar rrugën duke u përplasur në një shtyllë.
Në vendngjarje ishin mbledhur shumë fansa, të cilët u shprehen tejet të pikëlluar pas këtij lajmi të hidhur./Indeksonline/
