75 Mall Live Search
12:22 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / AR

Barcelona nuk e ka harruar, Dani Olmo do të tentohet përsëri në janar

Barcelona po mendon të rikthehet në garë për yllin e Leipzig, Dani Olmo.

Ylli spanjoll e ka filluar karrierën e tij pikërisht në akademinë “La Mesia” të Barçës, e këta të  fundit tentuan ta rikthejnë në “shtëpi” gjatë afatit kalimtar të verës, por oferta prej 50 milion eurosh ishte e pamjaftueshme.

Klubi katalanas po përgatitet për një propozim të ri që do të vijë sapo të hapet merkatoja e janarit.

Sipas gazetarit sportive, Fabrizio  Romano, Barcelona e tentoi spanjollin vetëm në ditët e fundit të merkatos, pikërisht kur situata e Griezmann filloi të lëkundej.