Kastrati: Tash jemi shumë më të motivuar, shpresoj të mos humbi raste sikur sot

Kosova fitoi 1-0 ndaj Gjeorgjisë në Batumi duke siguruar fitoren e parë në kualifikime të Kupës së Botës.
Mesfushori Lirim Kastrati theksoi se fitorja do t’i motiv të madh ekipit.
“Shpresoj që ndeshjet tjera të mos humbi kësi shansa. Tash u kthym në zanatin e vjetër t’i humbim shansat. Jam shumë i lumtur që siguauam fitoren e parë në kualifikime në Kupën e Botës. Tash jemi shumë më të motivuar për ndeshjen kundër Greqisë. Besoj që krejt lojtarët kanë me dhanë maksimumin ndaj Greqisë. Treguam që mund të kalojmë at formën e keqe që kemi pas dhe të vazhdojmë tutje. Jom I sigurtë që do të marrim rezultat pozitiv ndaj Greqisë” deklaroi Kastrati për Supersport.
/Indeksonline/