Goditja e klanit shqiptar që mbushi Spanjën me drogë, zbardhet emri i kryemafiozit

Një megaoperacion i Europol, policisë shqiptare, asaj spanjolle dhe asaj gjermane shkatërroi një rrjet të organizuar kriminal i përbërë kryesisht nga kriminelë shqipfolës, të dyshuar për trafikim ilegal të drogës.
Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht emrin e kreut të grupit mafioz. Bëhet fjalë për Stefan Currin, me origjinë nga Puka, i cili është bosi i grupit të narkotrafikut, nga i cili janë arrestuar tashmë 107 persona gjatë një operacioni që përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit në Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri.
Vetë Curri është arrestuar gjatë operacionit që u zhvillua më 13 korrik.