Autori vendos tritol në gomën e parë të ‘Benz’-it dhe largohet me vrap, momentin kur shpërthen makina e policit në Durrës

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një person i vendos lëndë plasëse makinës së punonjësit të policisë në Durrës, i cili më pas shpërtheu duke shkaktuar dëme.
Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 06:25 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga kamerat e sigurisë që filmojnë autorin që vendos diçka në rrotën e parë të mjetit, nga ana e shoferit, dhe më pas ai largohet me shpejtësi.
Nga shpërthimi i tritolit, mjeti tip Benz në pronësi të Lulëzim Kastratit, i plotfuqishmi i zonës në lagjen nr.17, pësoi dëmtime. Ndërkohë që disa persona janë shoqëruar në polici, në lidhje me ngjarjen në fjalë.