75 Mall Live Search
13:05 / E Premte, 03 Shtator 2021 / A. M.

Përplasja e opozitës me Haki Abazin: Suspendimin e mbledhjes për ambasadorët u bë nga pozita, jo nga ne!

Mbledhja për caktimin e ambasadorëve të Kosovës ka dështuar të mbahet. Kësisoj, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë nuk pati kuorum të mjaftueshëm. Partitë opozitare kanë drejtuar gishtin tek pozita për dështim, derisa kryetari i Komisionit, Haki Abazi, ka hedhur fajin te opozita për mosmbajtjen e takimit për dëgjimin e kandidatëve për ambasadorë. Abazi ka shtyrë mbledhjen për një datë tjetër.

Deputeti nga LVV-ja, ka thënë se deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi dhe ajo e AAK-së, Time Kadriaj kanë nënshkruar vetëm fletëprezencën dhe më pas kanë lëshuar mbledhjen, duke e bërë të pamundurën mbajtjen e takimit.

“Sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme. Prezent në takim kanë qenë: Adelina Grainca, Bahrim Shabani, Dimal Basha, Fitore Pacolli, Haki Abazi. Arjana Shoshi nga PDK dhe Time Kadrija nga AAK kanë nënshkruar në fletëprezencën dhe kanë lëshuar takimin duke e bërë të pamundur zhvillimin e dëgjimit të kandidatëve dhe rrjedhimisht dëgjimi shtyhet për një datë tjetër. Ky veprim është sabotim i procesit të caktimit të ambasadorëve. Gazmend Gjyshinca dhe Xhavit Haliti kanë paralajmëruar pamundësinë për pjesmarrje për shkak të vizitave jashtë vendit’’, ka shkruar Abazi në Facebook.

Dita 3 e Bajramit, Haki Abazi bën bilancin: Më njohën 15 persona |  Kungulli.com

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka dhënë një sqarim lidhur me lëshimin e mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

“Haki Abazi po mashtron dhe dështimin katastrofal të qeverisë popullsitë që e ka suspenduar politikën e jashtme të Kosovës po përpiqet ta justifikoj me mbledhje të Komisionit Parlamentar, pa siguruar prezencën e deputetëve të mazhorancës.

Flet Ariana Musliu- Shoshi, tregon nëse ka aderuar në Vetëvendosje | Kosova  unike

Që nga marrja e mandatit të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Znj. Gërvalla-Schëarz ka qenë jo-serioze në bashkëpunimin e saj me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Komunikimi mes nesh dhe MPJD-së ka qenë thuajse inekzistent, ndërsa transparencë nuk ka pasur fare.

Në këtë mbledhje të thirrur për të intervistuar kandidatët për Ambasadorë të Republikës së Kosovës, neve na është lënë shumë kohë e shkurtër në dispozicion për të analizuar profilet e tyre. Prandaj edhe me kohën e shkurtër të lënë në dispozicion, është tentuar që procedura në Komision të shkojë sa për sy e faqe, në pamundësi për t’u njoftuar në thellësi me profilet e kandidatëve.

Komisioni ka pranuar vetëm pesë kandidatë. Marrë parasysh se Kosova ka gjithsej 32 misione diplomatike, e ligji parasheh që 50% e shefave të jenë me çelës politik, ne nuk kemi një qartësi se ku janë edhe 11 kandidatë të tjerë, të cilët MPJD ka pasur mjaftueshëm kohë për t’i identifikuar, mirëpo nuk kemi një transparencë sa i përket këtij procesi.

Ne duhet të kemi parasysh se MPJD i raporton Kuvendit, e jo anasjelltas. Deri më tani, kemi pasur një qasje neglizhuese ndaj Kuvendit në Përgjithësi, e ndaj Komisionit për Punë të Jashtme e Diasporë në veçanti. Duhet qartësuar fakti se deputetët nuk janë instrumentë të cilët Ministritë i përdorin për të arritur qëllimet e tyre!

Ju duhet të jepni përgjegjësi si mazhorancë para qytetarëve pse e keni suspenduar sovranitetin e jashtëm të Kosovës sepse i keni humbur 5 muaj duke bërë pazare mes vete. Tani kur Serbia po përgatitë agresivitet diplomatik për tërheqjen e njohjeve të Kosovës,  ju i keni pasivizuar misionet diplomatike të Kosovës në vendet aleate. Kosova asnjëherë në historinë e paspavarësisë nuk ka qenë më e rrezikuar sesa sot nga zhbërja e të arriturave në politikën e jashtme”, ka thënë ajo.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në një prononcim për “Indeksonline” ka dhënë versionin e saj.

Time Kadriaj i bën thirrje Albena Reshitajt të mos shkojë në seancën për  Presidentin | Gazeta Flash24

“Arsyeja ka qenë se ne kemi menduar që relacioni i anëtarëve të komisionit ka qenë 7/4 pozitë dhe opozitë. Nëse z/.Abazi ka thirr mbledhje në mes të pushimit, dhe opozitë ti ketë 6 anëtar, ne s’kemi marrë për atë. Shkarkimi ka ndodhur ka mesi i majit. Gati 4 muaj pa ambasadorë. Detyra e opozitës nuk është me bo kuorumin. Dy të VV-së kanë munguar. Ai u dashtë t’i sigurojë të partisë së vetët pari. Sot ka qenë e paraparë të mbahet takimi për dëgjimin e kandidatëve për Ambasador në vende të ndryshme”, është shprehur ajo. /Indeksonline/