Aksident në qendër të Prishtinës, vetura e Policisë përplaset me veturën e një qytetari

Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Prishtinës, përball Ministrisë së Arsimit.
Vetura e Policisë së Kosovës është përplasur me një automjet tjetër, raporton Indeksonline.

Ende nuk dihet se sa persona janë të lënduar nga ky aksident.
Indeksonline do të ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.