75 Mall Live Search
09:39 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / A. M.

I kishin futur 23 sirian në kombi, arrestohen dy persona në Komoran

Policia ka arrestuar dy persona në Komoran të Drenasit. Të njëjtit dyshohen për veprën kontrabandim me migrant.

Në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor  gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë.

Me shtetasit Sirian është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/