75 Mall Live Search
11:31 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / A. M.

Vetura godet një person në Prishtinë, jepen detaje

Sot rreth orës 10:30, në rrugën”Eqrem Çabej”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Zëdhënësja e PK-së, për kryeqytetin, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Indeksonline rastin në fjalë.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori,  ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka thënë ajo.