Çmenden serbet, kërkojnë të hiqet imazhi i Dua Lipes nga dyqanet e tyre

Këngëtarja e famshme kosovare me famë botërore Dua Lipa, vazhdon të korr suksese në fushën e muzikës.
Ajo ka sfiduar vetën edhe në aktrim, ku ka nisur xhirimet për filmin e parë, shkruan Indeksonline.

Fytyra e Duas gjendet edhe në reklamën e markës prestigjioze, ‘Puma’.
Një ‘billboard’ i këngëtares ishte edhe në dyqanet në Serbi gjë e cila i ka çmendur ata. Pas raportimit të serbëve përmes mediave kjo markë kishte marr vendim që imazhi i Duas të zëvendësohet me një tjetër.

Ndryshe, Dua vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të dëgjuara në botë duke fituar çmime të rëndësishme në industrinë e muzikës./Indeksonline/
