Ukraina ndalë Francën

Kombëtarja franceze nuk ka arritur më tepër se një barazim në Kiev të Ukrainës, me rezultat 1-1.
Mykolas Shaparenko e hapi sfidën një minut para se të përfundonte pjesa e parë me një supergol, për t’u barazuar shifrat më pas nga sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, transmeton Indeksonline.
Edhe përkundër barazimit Franca mbetet në vendin e parëtë grupit D per kualifikimet e botërorit, e ndjekur nga Finlanda dhe Ukraina me nga pesë.