75 Mall Live Search
23:11 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Vetëm një ndryshim pritet nesër në formacionin e Kosovës

Kosova nesër e pret në shtëpi Greqinë, një ndeshje mjaft e vështirë në Fadil Vokrri.

Dardanët janë të motivuar për këtë ndeshje pas asaj fitore në Gjeorgji 0-1.

Në formacionin që do të futet në fillim të ndeshjes për Kosovën, pritet vetëm një ndryshim. Milot Rashica i cili nuk mundi të luaj kundër Gjeorgjisë do ta zë vendin e Elbasan Rashanit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë ajo e fitores në Gjeorgji, transmeton Indeksonline.

Rashica mungoi kundër Gjeorgjisë për shkak se këta të fundit janë në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë në Britani dhe klubi i Norëich nuk e lejoi Milotin të udhëtojë. /Indeksonline/