75 Mall Live Search
09:55 / E Diele, 05 Shtator 2021 / OSH

Rrotullohet një veturë në Prevallë, shoferi gjendet disa metra larg veturës

Pas mesnate, një veturë në Prevallë është vetaksidentuar dhe ka dal jashtë rrugës.

Indeksonline mëson se shoferi është gjetur disa metra larg veturës me lëndime të lehta trupore.

Ambulanca dhe Policia kanë dal në vendin e ngjarjes. Përveç shoferit, s’ka pasur tjerë të lënduar.

Vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale./Indeksonline/