75 Mall Live Search
14:42 / E Diele, 05 Shtator 2021 / OSH

Gjendet pas 4 ditëve mërgimtari nga Kaçaniku që ishte zhdukur, kjo është gjendja e tij

Pas katër ditëve i zhdukur, mërgimtari nga Kaçaniku është gjetur i gjallë.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka treguar se gjendja e mërgimtarit është e mirë dhe se është kontrolluar në qendrën ambulantore.

“Rreth orës 13:42 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj,është gjetur personi në fjalë, qytetarët e kanë njoft, policia e kanë marrë e kanë dërguar në stacion, por fillimisht e kanë dërguar në qendrën ambulantore me shiku a e ka gjendjen mirë pastaj me intervistu”, tha Veseli.

I pyetur nëse mërgimtari ishte me ndonjë person gjatë kohës sa u gjetë, Zëdhënësi i Policisë  u shprehë: “Paska qenë edhe një familjar i tij, por nuk dihet saktë”.

Mërgimtari jeton në Austir por në Kosovë ishte ardhur për pushime. Ai që nga data 1 shtator është raportuar si i zhdukur.

Ende nuk dihen arsyet se pse ai është larguar nga shtëpia e tij./Indeksonline/