75 Mall Live Search
15:11 / E Diele, 05 Shtator 2021 / OSH

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj merr pjesë në pesë vjetorin e i Shënjtërimit të Shën Nënë Terezës

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj së bashku me ambasadoren e Shqipërisë, Suela Janina kanë qenë të ftuar nga Don Kastriot Idrizit dhe të “Bashkësisë Katolike Shqiptare të Belgjikës” në Kishën “Notre-Dame de Laeken” në Bruksel.

Ata janë ftuar në meshën solemne të mbajtur në gjuhën shqipe me rastin e pervjetorit të pestë të Shenjtërimit dhe Festës së Shën Nënë Terezës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Astrit Zemajt:

Pesë vjetori i Shënjtërimit të Shën NËNË TEREZËS.

Sot me ftesë të Don Kastriot Idrizit dhe të “Bashkësisë Katolike Shqiptare të Belgjikës” në Kishën “Notre-Dame de Laeken” në Bruksel, së bashku me Ambasadorën e Shqipërisë, znj.Suela Janina, pata nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në Meshën solmene të mbajtur në gjuhën shqipe me rastin e pervjetorit të pestë të Shenjtërimit dhe Festës së Shën Nënë Terezës.

“Unë jam vetëm një laps në duart e Zotit” – SHËN NËNË TEREZA.

/Indeksonline/