Mbyllet Parku i Gërmisë, ende s’është lokalizuar ariu

Komuna e Prishtinës ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.
Kjo pasi sot në orët e pasdites është vërejtur një ari në këtë park, shkruan Indeksonline.
“Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari në këtë park.
Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun. Prandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.
Apelojmë qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë“, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.