75 Mall Live Search
17:51 / E Diele, 05 Shtator 2021 / AR

Protesta kundër certifikatave të gjelbra

Protestat kundër certifikatave të gjelbra, që u kufizojnë të drejtën e hyrjes së lirshme në ambientet publike të personave të paimunizuar ndaj Covid-19ës po grumbullojnë çdo javë, më tepër mbështetës nëpër Europë.

Me mijëra ishin manifestuesit këtë fundjavë në Milano, Torino e qytete të tjera të Italisë që mbushën sheshet kryesore kundër këtij dokumenti, që sipas tyre shkel liritë dhe të drejtat e njeriut.

Kundër pasaportave të gjelbra u protestua edhe në Paris, ku me mijëra njerëz morën pjesë. Pati edhe episode dhunë si kjo në një qendër të madhe tregtare, ku protestuesit hynë pa maska në shkelje të rregullave anti-Covid.

Sakaq, gjatë kësaj fundjave tendenca e infektimeve në mesin e valës së variantit Delta ka qenë në rënie si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Britani dhe vendet europiane, çka tregon ndoshta se më e keqja mund të ketë kaluar.