75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 05 Shtator 2021 / AR

Një person shihet duke ndezur zjarret në Vranjevc (Pamje)

Kohëve të fundit shumë komuna të Kosovës janë përballur me vatra zjarri të mëdha.

Kjo ka bërë që të dyshohet se disa prej tyre edhe mund të jenë ndezur qëllimisht.

Një rast i tillë është hasur në lagjen Vranjevc të Komunës së Prishtinës.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, vërehet një person që ndez zjarrin në atë vend e më pas largohet.

Për më shumë, ndiqeni videon:

Për zjarrvënie të qëllimshme, Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona./Indeksonline/