Vdes futbollisti që kishte qëndruar në komë për 39 vjet, krejt për shkak të një gabimi të anesteziologut

Futbollisti, Jean-Pierre Adams ka vdekur në moshën 73 vjeçare.
Ai që 39 vjet ishte në gjendje kome, transmeton Indeksonline.
Ish-mbrojtësi i kombëtares së Francës ka vdekur sot në Spotalin e Nimes, raporton, L’Equipe.
Ai ka qenë në gjendje kome që nga viti 1982. Në këtë gjendje kishte ardhur për shkak të një gabimi të anesteziologut deri sa po operohej për shkak se kishte këputur ligamentin e këmbës.
Anestezioni që i ishte dhënë supozohej që ta zgjonte atë pas disa orësh, por ai nuk u zgjua kurrë./Indeksonline/