Policia jep detaje për vetaksidentin në Obranqë të Podujevës ku mbeti i vdekur një person

Sot në fshatin Obranqë të Podujevës ka ndodhur një vetaksident, ku mbeti i vdekur një person.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obranqë të Podujevës.”

“Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën.”

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, u shprehë ai./Indeksonline/

