75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 06 Shtator 2021 / B O

Haxhi Avdyli: Vaksina ka mjaft, ndani 5 minuta kohë dhe vaksinohuni

Haxhi Avdyli, deputet nga lista Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka apeluar që të gjithë qytetarët të vaksinohen në masë sa më të madhe.

Pas arritjes së mbi 500 mijë vaksinave anti-Covid nga Amerika, Avdyli ka thënë se secili duhet të ndajë 5 minuta kohë dhe të vaksinohet.

“Faliminderit SHBA, faliminderit President Biden 🇺🇸🇺🇸. Tashmë Vaksina ka mjaft. Tash na mbetet që 5 min nga koha ta ndajmë për tu vaksinuar. Ju lutem VAKSINOHUNI” shkruan deputeti Avdyli në Facebook./Indeksonline/