75 Mall Live Search
17:45 / E Hënë, 06 Shtator 2021 / OSH

Atletico Madrid pas Martinez

Aletico Madrid është interesuar për shërbimet e portierit të Aston Villa, Emiliano Martinez, transmeton Indeksonline.

Los Colchoneros pas rikthimit të Griezmann në skuadër do të duhet të shësin njërin nga futbollistët me pagat më të mëdha në skuadër për t’i balancuar finandat e tyre.

Sipas Goal, portiere Jan Oblak është i pari në listën e largimeve, por mbetet të shihet nëse sloveni do të largohet, pastaj Atletico mund të bëjë ofertë për Martinez, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij në Villa Park që prej tansferimit nga Arsenali.