Tuchel e dëshiron Sane tek Chelsea

Thomas Tuchel dëshiron ta transferojë anësorin e Bayern Munchen, Leroy Sane, shkruan Goal.
Për ish-lojtarin e Manchester Cityt janë të interesuara edhe Tottenham dhe Arsenal që ta kthejnë në Premier Ligë, por blutë favorizohen nga rivalët e tyre sepse mund t’i ofrojnë minuta në Champions League gjermanit, transmeton Indeksonline.
Në një marrëveshje të mundshme Chelsea është gati të ofrojë edhe futbollistë si Pulisic, Hudson-Odoi apo Ziyech. /Indeksonline/