Protestuesit ngjyrosin veturën që u bart Trendafilova në konferencë, “Non grata”

Aktivistët e PSD-së, me në krye Dardan Molliqajn e kanë bërë “zhurëm” para konferencës së kryetares së Gjykatës Speciale në Prishtinë, Trendilova.
Fillimisht u pengua me bilbil konferenca e saj nga dy protestues, ndërsa jashtë u ngjyros vetura e Eulexit që kishte bartur deri tek Siriusi, Trendafilovan.

“Non grata” është mbishkrimi që është lënë nga protestuesit në veturën e Eulexit. Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet arrestimi i disa aktivistëve në këtë protestë të paparalajmëruar./Indeksonline/


