75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 07 Shtator 2021 / B O

Super vila e Xherdan Shaqirit që shkaktoi zhurëm në Zvicër

Xherdan Shaqiri ka krijuar zhurëm në vendbanimin e tij në Zvicër. Projekti i shtëpisë së tij të re nuk po merr miratimin e banorëve të Rheinfeldenit. Sipas kritikëve, ajo nuk përshtatet me peizazhin e zonës.

Shtëpia që planifikon të ndërtojë ai në lahjen Kapuzinerberg në Rheinfelden, do të ketë 270 metra katrorë dhe do të zëvendësojë tjetrën, të ndërtuar më herët.

Fqinjët kanë kundërshtuar, me pretekstin se ndërtesa prej betoni nuk përshtatet me pamjen e lagjes Kapuzinerberg.

Vendbanimi është planifikuar nga arkitekti Enrico Kyburz.

Aplikimi për ndërtimin është ende në pritje, pavarësisht kundërshtimeve të ndryshme nga fqinjët.

Shtëpia ende mund të ndërtohet – me kusht që të respektohen të gjitha standardet dhe rregulloret e ndërtimit./Indeksonline/