Polonia i dhuron Kosovës 100 mijë doza të vaksinës Pfizer

Në Kosovë po vijnë edhe 100 mijë doza të vaksinës Pfizer, dhuratë nga Polonia.
Lajmi u bë i ditur nga presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter, shkruan Indeksonline.
“Për më tepër, sot u informova nga autoritetet e Polonisë se do t’i dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tannë që kanë qëndruar pranë nesh gjatë kësaj kohe të vështirë për shkak të pandemisë”, ka shkruar ajo.
Moreover, today I was informed by the Polish authorities 🇵🇱 that they will be donating 100K Pfizer vaccines to Kosovo. Thankful to Poland and all our allies for standing by our side during this difficult time due to the pandemic. pic.twitter.com/zKyMdvw8CD
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 7, 2021
Ndryshe, dje në Kosovë kanë arritur edhe mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer nga SHBA./Indeksonline/