75 Mall Live Search
13:50 / E Martë, 07 Shtator 2021 / AR

Policia në Mitrovicën e Jugut inspekton zbatimin e masave në qendra tregtare

Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vazhdon me kontrolle në zbatimin e masave për parandalimin e  përhapjes së pandemisë COVID-19.           

Përveç angazhimeve në fusha tjera, si  pjesë e planifikimit  në zbatimin e masave gjatë ditës së sotme zyrtarët policorë në tërë zonën e përgjegjësisë kanë aplikuar kontrolle nëpër qendra tregtare, me ç’rast janë inspektuar dhe kontrolluar në suaza të autorizimeve për zbatimin e masave.

Bazuar në gjendjen faktike, ka rezultuar të jetë në përputhje me masat e rekomanduara  sipas protokolleve të parapara për mbrojtjen ndaj pandemisë Covid-19.

Ndaj personave apo subjekteve tjera të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve  ligjore të parapara me Ligjin per parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Policia, apelon te të gjithë qytetarët, që  t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat  e parapara për  parandalimin dhe luftimin pandemisë  COVID-19.