Arbenita e Morena bëjnë xing me veshjen, cila duket më seksi?

Nuk është hera e parë që të famshmet bëjnë ‘xing’ me veshje.
Kësaj radhe ka rënë në sy fustani i Morena Tarakut dhe Arbenita Ismajlit, shkruan Indeksonline.
Me një fustan të çarë teksa ekspozojnë linjat trupore, bukuroshet arritën të ‘çmendin’ rrjetin.
Por, cila prej tyre duket më seksi?

Morena vazhdon të njihet si femra më seksi në showbizin shqiptar, duke u komentuar mjaftë për paraqitjet e saj.
Ndërsa edhe Arbenita cilësohet si modelja më perfekte, ku ka arritur t’i rikthej linjat bombastike pak muaj pas lindjes së vajzës.
Kujtojmë që Morena është duke punuar për këngë të reja por që aktualisht po merret edhe me biznesin e saj.
Ndërsa Arbenita është duke e shijuar periudhën e mëmësisë ashtu siç është më së miri, në pushime bashkë me Feron dhe vajzën, Ninën./Indeksonline/