Holanda e “shkel” Turqinë në pjesën e parë

Holanda ka krijuar epërsi të trefishtë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Turqisë.
Pas 45 minutash, tulipanët po fitojnë me rezultat 3-0 ndaj euro-aziatikëve, shkruan Indeksonline.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Klaassen në minutën e parë të ndeshjes.
Dy golat tjerë për Holandën u realizuan nga Depay në minutat 16-të dhe 38-të.
Për tu bërë edhe më keq, Turqia në fund të pjesës së parë mbeti me 10 lojtar pas përjashtimit të Soyuncu me të kuq. /IndeksOnline/