75 Mall Live Search
21:53 / E Martë, 07 Shtator 2021 / C E

Kosova U21 pëson humbje në Angli

Kosova U21 është mposhtur nga Anglia U21 me rezultat 2-0 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian për të rinj.

Tre Luanët golat i shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Fillimisht realizoi Brewster në minutën e 11-të nga penalltia.

Rezultatin e dyfishoi Palmer në minutën e 27-të.

Këto janë tri pikët e para të Anglisë në ndeshjen e tyre të parë derisa Kosova ka po aq pikë në ndeshjen e tyre të dytë. /IndeksOnline/