“KATAR 2022”: NË 13 NDESHJE U SHËNUAN 40 GOLA

Sonte u zhvilluan 13 ndeshje kualifikuese të Grupit A, D, G, F, H të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.
Në Grupin A, fitore bindëse në transfertë shënoi Portugalia ndaj Azarbejxhanit, dhe Serbia në transfertë barazoi me Irlandën. Tabelën e kryesojnë Portugalia me 13 pikë, para Serbisë që ka 9 pikë.
Në Grupin G, fitore të thella shënuan Holanda ndaj Turqisë dhe Norvegjia ndaj Gjibralltarit. Tabelë e kryesojnë Holanda dhe Norvegjia me nga 13 pikë, para Turqisë që ka 11 pikë.
Në Grupin D, Franca mposhti Finlandën dhe e vetmuar kryeson tabelën me 12 pikë.
Në Grupin F, fitore shënuan Danimarka ndaj Izraelit dhe me 18 pikë maksimale kryeson tabelën para Skotlandës që ka 11 dhe Izraelit me 10 pikë.
Në grupin H, fitore të sigurta shënuan Kroacia në përballjen ndaj Sllovenisë, Rusia ndaj Maltës dhe Sllovakia ndaj Qipros. Tabelën në Grupin H e kryesojnë Kroacia dhe Rusia me nga 13 pikë.
U shënuan kë këto rezultate: Azerbajxhani – Portugalia 0:3,
Austria – Skotlanda 0:1,
Bosnja e Hercegovina – Kazakistani 2:2,
Mali Zi – Letonia 0:0,
Danimarka – Izraeli 5:0,
Ishujt Faroe- Moldavia 2:1,
Franca – Finlanda 2:0,
Kroacia – Sllovenija 3:0,
Irlanda – Serbija 1:1,
Holanda – Turqia 6:1,
Norvegjia – Gjibraltari 5:1,
Rusija – Malta 2:0 dhe
Slovakia – Qipro 2:0.