75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / A. M.

Amir Rexhepi, garon nga LVV-ja për Ferizajn

Njëri prej asamblistëve më të zëshëm në Ferizaj, Amir Rexhepi, pritet që në zgjedhjet lokale të garojë përsëri.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se do të garojë në listën e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Po, do të rikandidoj për mandatin e dytë.Nuk ka punë më fisnike se sa t’u shërbesh qytetarëve. Në këtaë garë jam pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje! Për katër vite në Kuvendin Komunal të Ferizajt kam luajtur rol aktiv, konstruktiv natyrisht edhe kritik.

Do të më duhet edhe njëherë mbështetja e juaj, të cilën shpresoj t’a kem, ashtu si deri më sot!  Amir Rexhepi #35✅”, ka shkruar ai. /Indeksonline/