75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / B O

Dieta e rrallë e Lewandowskit që po i sjell gola e suksese, ja cilat ushqime i ka shmangur tërësisht

Robert Lewandowski është ende në formë të shkëlqyer. Në moshën 33 -vjeçare, sulmuesi i Bayernit ka ende të zhvilluar instiktin e golave, siç dëshmohet nga shtatë golat në katër ndeshje që ai ka luajtur këtë sezon.

Gruaja e tij, Anna fshihet prapa suksesit të tij.

Ajo i ka hartuar një program të qartë ushqimi, duke i bërë një dietë strikte. Anna është një nga nutricionistet më të njohura sportive, shkruan Indeksonline.

Dieta e vendosur nga gruaja shmang çdo lloj ushqimi të shpejtë ose të skuqur, qumështin e lopës ose laktozën dhe miellin e grurit.

Për më tepër, vaktet fillojnë në fund, domethënë ëmbëlsira vjen e para. Ose dita e tij fillon me kafë të pastër me kakao, dje më pas Lewa hanë mish ose peshk, apo supë e sallatë, shkruan Indeksonline.

Anna u diplomua në Akademinë e Edukimit Fizik në Varshavë dhe aktualisht është një nutricionistet më të sukseshme.

Ajo ka biznesin e saj “Plani shëndetësor i Annas”, ka një kanal fitnesi në Youtube dhe ofron plane ushqyese në profilin e saj në Instagram./Indeksonline/