Reagon kryetari i Pejës për ngjarjen tragjike

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar për rastin tragjik në Pejë ku mbetën të vrarë dy persona.
Bëhet fjalë për kandidatin e PDK për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish kandidatin e PDK për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.
Muhaxheri tha se është i tronditur me vrasjen e dyfishtë.
Postimi i plotë:
Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç ‘rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga rradhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja./Indeksonline/
