75 Mall Live Search
08:40 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / AR

Kryetari i Vitisë në zi, humb nënën

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti mbrëmë ka humbur nënën e tij, Shefkide Halitin.

E ndjera vuante nga një sëmundje e gjatë, ka thënë kryetari, shkruan Indeksonline.

Ceremonia e varrimit, do të bëhet vetëm nga familjarët, për shkak të masave mbrojtëse nga pandemia.

Njoftimi i plotë:

Lamtumirë e shtrenjta  NËNË!

Me zemër të thyer ju njoftoj se, pas një sëmundje të gjatë, mbrëmë shkoi në amshim nëna jonë, Shefkide Haliti.

Ikja e saj na pikëlloi së tepërmi, sepse e kishim shtyllë të  shtëpisë. Ajo  na rriti e na mësoi si të jetojmë me nderë e inetegritet.

Kujdesi, dashuria, këshillat dhe fjalët e saj magjike do të na ndriçojnë rrugën ndër breza.

Të afërm, miqë e bashkëqytetarë, ju njoftojmë se ceremonia e varrimit, do të bëhet vetëm nga familjarët, për shkak të masave mbrojtëse nga  Pandemia. Poashtu, pritje nuk do të ketë, prandaj jemi të detyruar që ngushëllimet t’i pranojmë vetëm nga distanca.

Me dhembje, Sokol Haliti Kryetar i Komunës së Vitisë