75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / AR

Mahmut Ferati: Tetova ime, lutemi për ty!

Tetova u trondit nga një zjarr i rënë në një strukturë spitalore Covid gjatë mbrëmjes së djeshme.

Kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë, duke reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Këngëtari nga Tetova Mahmut Ferati, përmes një postimi në Instagram ka ngushëlluar familjarët për këtë tragjedi.

“TETOVA IME! LUTEMI PËR TY! Ndihmoju o Zot të lënduarve dhe mëshirojë ata që humbën jetën nga kjo tragjedi që ndodhi në Tetovë! Ngushëllime të përzemërta gjithë familjarëve!”, ka shkruar këngëtari në Instagram./Indeksonline/