75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / B O

Dhjetë qytetet më të mira në botë për vitin 2021

TIME OUT ka publikuar një listë të qyteteve më të mira në botë në 2021, bazuar në opinionin e 27,000 banorëve të anketuar të qyteteve botërore.

Çmimi i qytetit më të mirë në botë për vitin 2021 i takoi San Franciscos. Gjatë hulumtimit, ata morën parasysh jetën e natës, restorantet dhe ngjarjet kulturore në secilin qytet, si dhe ndjenjën e komunitetit në secilin qytet.

Hulumtimi ka përfshirë gjithashtu edhe mikpritjen në qytet dhe mirësinë e përgjithshme, shkruan Indeksonline.

Ata gjithashtu vlerësojnë faktin se në San Francisko shumë restorante e kafene janë të shtrira në natyrë.

Këtu janë 10 qytetet më të mira në botë sipas Time Out:

  1. San Francisko, Kaliforni, SHBA
  2. Amsterdam, Holandë
  3. Manchester, Mbretëria e Bashkuar
  4. Kopenhagen, Danimarkë
  5. Nju Jork, SHBA
  6. Montreal, Kanada
  7. Pragë, Republika Çeke
  8. Tel Aviv, Izrael
  9. Porto, Portugali
  10. Tokio, Japoni