‘Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni edhe këtë tragjedi’, Labi i prekur pas tragjedisë në Tetovë

Situata e krijuar në Tetovë ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Edhe Labi i cili përveç si këngëtar tejet i talentuar, njihet edhe për humanizmin e tij duke i dalë në ndihmë shqiptarëve kudo që kanë ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan Indeksonline.
‘TETOVA JONË E DASHUR!
FAMILJE TË NDERUARA E TË DASHURA PËR TË GJITHË NE!
Edhe sot , po përjetoni njē tragjedi ku secilin nga ne e preku gjendja e natës së kaluar , ku ndodhi ai shpërthim nga Oksigjeni!
Sot me ju , me dhimbje e pikëllim; janë të gjitha familjet shqiptare , për hubmbjën e më të dashurve tuaj!
Shpirtrat e atyre viktimave, Zoti ua beftë vendin në PARAJSË!
Shqiptarë e qytetarë, e ju bashkombasit tanë që jeni nëpër botë!
Mjekë, pacientë e familjarë,
Iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për viktimat!
Zoti ju dhashtë Forcë që ta kaloni edhe këtë tragjedi!
Sinqerisht, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë’ shkroi ai në postimin e tij.
Kujtojmë që Labi kishte ndihmuar 76 familjeve në Hasanbeg nga vërshimet në vitin 2016./Indeksonline/