75 Mall Live Search
09:02 / E Premte, 10 Shtator 2021 / OSH

Rrënohet objekti i Viva Fresh Store i sapo ndërtuar në Lluzhan të Podujevës

Në orët e hershme të mëngjesit, komuna e Podujevës në asistëncë të Policisë së Kosovës kanë rrënuar objektin e Viva Fresh Store.

IndeksOnline meson nga burime të sigurta se objekti është duke u rrënua me produkte brenda.

Dyshohet se ky objekt u rrënua pasi ishte pa leje.

Ngjarja ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës./IndeksOnline/